POSTS
PORTFOLIO
SEARCH
SHOP
  • Your Cart Is Empty!
Rruga Haxhi Isuf Banka, Selite e Vogel, Tirane +355 67 600 9006
RRETH NESH

 
HYRJE

 
KUSH
JEMI
NE?
Illyria GeoTechnologies Shpk (IGT) është një ofrues vendor për monitorimin e automjeteve, menaxhimit të sistemeve të flotës, kamerave të sigurisë, sistemeve të alarmit dhe rojet e sigurisë private. Ne jemi një kompani e krijuar prej 2008 dhe jemi në rritje të vazhdueshme gjatë viteve, për shkak të suksesit dhe të ekipit tonë profesional.
Ne nuk bëjmë kompromise në cilësi. Të gjithë e dimë se gjërat e lira dhe të paqëndrueshme nuk shkojnë bashkë. Klientët tanë kanë nevojë të mbështeten plotësisht në një zgjidhje të gjatë të menaxhimit të flotës apo sigurisë së pronës.
Ne jemi një kompani që mund të përballojmë të gjitha nevojat e sigurisë së organizatës tuaj në përputhje me moton tonë ‘Dërgojmë Biznesin Tuaj në Nivelin Tjetër’.

Ne kemi bërë një rrugë të gjatë me një reputacion të fortë dhe një staf profesional për t'ju ndihmuar në qëllimin tuaj.

1

Cilësi

Dallimi ynë ndaj të tjerëve është cilësia. Kompromis 0. Bashkëpunimi ynë me gjigandët botëror të produkteve cilësore, e ka bërë punën akoma më të thjeshtë për të gjithë ne.

2

Shërbim

Prej vitit 2008 ne i jemi përgjigjur Klientëve Tanë me shërbim bashkohor. Ky është suksesi ynë, i cili na ka shërbyer për tu përballur me projekte nga më komplekse.

3

Korrektësi

Ne jemi kudo dhe kurdo. Profesionistët tanë janë nën shërbim deri në finalizimin final dhe trajnimin sipas produktit përkatës.

4

Garanci

IGT mban garanci për çdo produkt që tregton. Jo vetëm kaq, Ne ofrojmë dhe mirmbajtje, për të pasur një shërbim sa më jetëgjatë dhe produktiv.

Fakte

 
Çfarë na bën të ndryshëm?
IGT është e fokusuar në menaxhimin e flotës së kompanive. Kemi mbledhur shumë vite përvojë dhe e dimë saktësisht nevojat e menaxherëve të flotës.
Së dyti, ne nuk bëjmë kompromise në cilësi. Të gjithë e dimë se gjërat e lira dhe të paqëndrueshme nuk shkojnë bashke dhe klientët tanë kanë nevojë të mbështeten plotësisht në një zgjidhje të gjatë të menaxhimit të flotës.
Dhe më në fund, ne punojmë me një rrjet mbarëbotëror Starcom System të Partnerëve të Çertifikuar, kompanive lokale të cilat njohin shumë mirë tregjet dhe nevojat e tyre kombëtare dhe janë të angazhuar vazhdimisht për të siguruar një shërbim perfekt të konsumatorëve.

Orë Gatishmëri

Punonjës

Klientë

Vizioni

Në një treg gjithnjë e më konkurrues, kompanitë do të kenë nevojë për mjete te teknologjise se fundit për të siguruar përdorimin efikas të flotës së tyre, duke rrit produktivitetin dhe sigurinë, dhe në të njejtën kohë duke ulur kostot dhe përmirësuar kërkesat e konsumatorit.
IGT do të përmbushe këtë nevojë duke ofruar zgjidhjet me pajisjet e teknologjise se fundit Izraelite te mundesuar nga Starcom System, për menaxhimin profesional të flotës.

Misioni

IGT bën integrimin e teknologjise se fundit me softuerin e lehtë te shfrytëzueshëm duke ofruar inpute te ndryshme digitale, gjë që mundëson kompanitë për rritje të performancës së flotës.
Ne jemi 
të qartë!

  • Shërbim Profesional

  • Cilësi

  • Garanci

  • Mirëmbajtje

Kompanitë Tona

AlbTechPlast Shpk

AlbTechPlast shpk është firma lider në Shqipëri për riciklimin dhe prodhimin e plastikës. ATP ofron një gamë të gjërë produktesh : Arka Plastike & Kartoni në dimensione të ndryshme, Tuba Plastike

Nëse jeni frymëzuar mjaft, na kontaktoni.